Telegrafi

Indonezi, helikopteri rrëzohet mbi një shtëpi dhe mbyt tre persona (Foto)

Një helikopter ushtarak ka rënë mbi një shtëpi një Indonezi, duke i mbytur tre persona dhe lënduar rëndë tre të tjerë.

Raportohet se fluturakja ka qenë duke lëvizur sipër qytetit Yogyakarta, kur i janë shpenzuar derivatet dhe ka rënë, transmeton Telegrafi.

Bell 205 ka rënë sipër një shtëpie të boshatisur, meqenëse banorët ishin në pushim.

“Helikopteri nuk ka mundur të fluturojë, sepse i janë shpenzuar derivatet, ndërsa jemi duke bërë hetime të hollësishme”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë.

Në anën tjetër, mësohet se personat e lënduar, gjenden në gjendje kritike. /Telegrafi/