Site icon Telegrafi

Indiania rrahet brutalisht nga bashkëkombësit në autobus, vetëm pse ishte duke udhëtuar me të dashurin e saj mysliman (Video, +18)

Një grup qytetarësh të nervozuar kanë sulmuar një vajzë indiane – të cilën nuk hezituan ta godasin me shuplaka në fytyrë, vetëm pse kishte udhëtuar me autobus me të dashurin e saj mysliman.

Dyshja ishin në autobus duke për në Indi, ku një grup qytetarësh u afruan rreth tyre dhe filluan t’i shajnë, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur dyshja derisa po qëndronin ulur dhe të përqafuar në autobus, sulmohen nga një grup burrash e gra të cilët filluan t’i sulmojnë brutalisht duke e goditur të dashurin e saj me kokë për xhami, derisa bashkëkombësen e tyre e grushtonin dhe shkelmonin vazhdimisht.

Deri më tani videoja ka bërë xhiron e botës, për faktin se lidhja e tyre në shoqërinë indiane konsiderohet si një tabu temë, për faktin se i përkasin besimeve të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version