Site icon Telegrafi

Indiani thotë se s’ka ngrënë asgjë që 70 vjet

Mjekët për më shumë se një javë janë duke përcjellë gjendjen e Prahald Janit i cili deri më tash vërtetë nuk ka futur asgjë në gojë dhe as nuk ka pirë asgjë, ndërsa trupi i tij nuk tregon kurrfarë shenja të dehidrimit. Ekipi i cili është duke kontrolluar plakun i takon organizatës ushtarake indiane i specializuar për hulumtim dhe zhvillim dhe beson se zoti Jani vërtetë posedon një aftësi të tillë e cila mund të përdoret për shpëtimin e shumë jetëve.

Prahlad Jani thuhet se është larguar nga shtëpia kur ishte shtatë vjeç dhe ka jetuar si madhu, njeri i shenjtë i cili besohet se jeton nga “fuqitë shpirtërore të jetës”. Ai beson se trupin e tij e ruan Perëndesha e cila e ushqen atë me një eliksir të veçantë.

Fjalët e tij i vërteton edhe mjeku Sudhir Shah i cili më 2003 vërtetoi se plaku kishte qëndruar dhjetë ditë pa ushqim dhe ujë, ndërsa trupi për habi krijonte një lloj urine të ushqyeshme e cila më pas kthehej në trup si ushqim.

Zoti Prahald, përveç se nuk ka ngrënë dhe nuk ka pirë asgjë për një javë, nuk ka qenë as në tualet, që vërteton pohimet e veta. Është i shëndetshëm dhe nuk tregon kurrfarë shenja të dehidrimit ose letargjie e cila përndryshe paraqitet në raste të tilla. Mjekët do të vazhdojnë të përcjellin gjendjen e tij edhe tetë ditë tjera, pas së cilës periudhë me siguri plaku do të fillonte të humbte në peshë dhe do të paraqitej lodhka e shkaktuar nga puna e ngadaltë e organeve vitale.

Në Indi është një gjë e zakonshme që nëpërmjet Jogas të kalojnë deri në tetë ditë agjërim pa pësuar pasoja negative. Njeriu që ka rezistuar më së tepërmi pa ushqim ka qenë 74 ditë, por kjo ka ndodhur si pasojë e grevës së urisë. /Telegrafi/

Exit mobile version