Site icon Telegrafi

Indiani kërkon shkurorëzim nga gruaja me të cilën u martua, kur ajo hoqi vellon e kuptoi se ka mjekër dhe zërin e ka si të burrit

Një burrë nga India ka nënshkruar dokumentet e shkurorëzimit nga gruaja, pasi e zbuloi se ajo kishte mjekër dhe fliste si një burrë.

Ky burrë pretendon se nuk ia kishte parë fytyrën gruas së tij, pasi në ceremoninë martesore e kishte të mbuluar me vello, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu nuk kishte biseduar me të, pasi ceremoninë martesore e kishte aranzhuar vjehrri i tij, transmeton Telegrafi.

Gruaja e paemëruar, kishte mbajtur vellon gjatë tërë kohës me qëllim që mos t’ia sheh fytyrën deri sa të martohen.

“Kur e pashë për herë të parë, ajo nuk kishte makijazh. Dhe pasi kalova shtatë ditë me të, shkova jashtë qytetit për të kërkuar punë. Kur u ktheva, vërejta se i është rritur mjekra, dhe se zëri i saj ishte shumë i ngjashëm me atë të një burri”, ka deklaruar burri që gjithashtu nuk është emëruar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version