Site icon Telegrafi

Indiani fiton lotarinë disa orë para shitjes së shtëpisë

Ishte një moment lehtësimi për Mohammed Bava, kur një mik i tij e telefonoi për t’i dhënë një lajm të papritur por të lumtur.

Miku i tij i tha se ai kishte fituar lotarinë prej 122 mijë eurove, lotari të cilën ai kishte provuar ta fitonte për më shumë se 1 vit.

Kjo ndodhi me 25 korrik. Katër ditë më vonë Bava u bë një yll në qytetin e tij Kasargod në shtetin jugor Kerala, përcjell Telegrafi.

Loto është ilegale në shumë shtete të Indisë, duke përfshirë edhe Kerala-n, por ata e lejojnë atë nën mbikëqyrje dhe rregulla shumë të rrepta.

Fitimi i lotarisë nuk mund të vinte në një kohë më të mirë për Z. Bava. Ai kishte shumë borxhe të cilat iu kishin akumuluar përgjatë disa viteve.

Kishte vështirësi në pagesën e borxheve ndaj atyre që ia kishin dhënë paratë, dhe kjo e kishte dërguar atë dhe familjen e tij në gjendje stresi emocional dhe financiar.

Si zgjedhje të fundit familja kishte vendosur që ta shiste shtëpinë në mënyrë që t’i paguajnë borxhet. Thirrja erdhi pak orë para se Bava të arrinte marrëveshje me një blerës. Ai kishte vetëm pak kohë që të takohej me atë dhe ta konfirmonte shitjen e shtëpisë dhe të pranonte një paradhënie.

Por fati kishte plane të tjera dhe ai ende e kujton momentin kur shoku i tij Ganesh e thirri atë. Pak orë para takimit, ai e morri një mesazh në WhatsApp nga Ganesh për të marrë rezultatet ditore. Nuk vonoi shumë dhe ai e morri edhe thirrjen.

“Isha shumë i lehtësuar. Numri i njerëzve tek të cilët mund të merrja ndihmë kishte rënë. Ishim shumë të gëzuar, nuk mund të gjeja fjalë me të cilat mund ta përshkruaja gëzimin tim”, tha për BBC Z. Bava. /Telegrafi/

Exit mobile version