Megjithëse nuk mundi të përmbushte ëndrrën për të projektuar dhe drejtuar një helikopter, ai e bëri veturën të dukej si një e tillë.
Një veturë që duket si një helikopter tani po bëhet një atraksion në Chapra.
Mithilesh Prasad, një mekanik veturash në shtetin verior të Indisë, Bihar, bëri realitet ëndrrën duke e ridizajnuar një veturë në një helikopter.
E vetmja pengesë e automjetit të tij është se nuk mund të fluturojë si një helikopter i vërtetë.
Megjithatë, ai fiton para duke e dhënë me qira automjetin për dasma dhe ceremoni të tjera.
Ëndrra më e madhe e të riut është të ndërtojë një helikopter me të cilin mund të fluturojë një ditë. /Telegrafi/