Një kobra është filmuar duke i vjell nëntë vezë të pulës, të cilat i kishte gëlltitur pasi i kishte vjedhur në kotec të pulave.
Kobra ishte futur në kotec ku kishte mbytur një pulë, dhe më pas ia kishte vjedhur vezët të cilat i kishte gëlltitur, transmeton Telegrafi.
Ngjarja është filmuar në Hyderbad në pjesën jugore të Indisë, ku një burrë shihet duke e detyruar kobrën t’i vjell vezët që i kishte gëlltitur.
Ai e kishte vërejtur se kobra ishte fryrë shumë dhe pasi që i mungonte një pulë, e kuptoi se brenda barkut mund të jenë vezët e pulës.
Dhe kështu pa u menduar dy herë mori një copë druri me të cilët e ngacmonte kobrën, duke e detyruar t’i nxjerr nga goja vezët. /Telegrafi/