Site icon Telegrafi

Indiani dëshiron të bëj tatuazhe me 220 flamuj në trup

Indiani 67-vjeçar Guinness Rishi tanimë mbanë katër rekorde botërore. Tani ai ka ardhur tek një ide interesante që trupin e tij ta mbuloj me 220 flamuj të ndryshëm, derisa vlerëson se tërë procesi do të zgjas rreth tre vjet dhe do t’i kushtojë afro 14.00 euro.

Rishi tanimë ja ka nisur dhe ka bërë gjashtë flamuj në fytyrën e tij, e ata janë të Indisë, Britanisë, SHBA-ve, Qipros dhe Partisë kongresiste indiane.

Ai ka thënë se fytyrën e ka rezervuar për flamujt më të rëndësishëm, derisa mendon se në kokën e tij mund të bëhen 60 flamuj me madhësi prej 2.5 centimetrash, shkruan gazeta britanike Metro.

Përveç flamujve të 201 shteteve të pranuara, ai në vete do të bëj tatuazhe edhe të kombeve si Skocia, Uellsi, e ndoshta edhe të shtetit më të ri në botë, Kosovës.

Pasi që të mbulojë kokën, flamujt tjerë do t’i radhis nga qafa teposhtë sipas alfabetit.

Edhe pse plani i tij merr shumë kohë, është i shtrenjtë dhe tanimë i ka nxjerrë telashe me gruan dhe familjen, Rishi beson se krejt kjo ia vlen qëllimit përfundimtar.

"Njerëzit më konsiderojnë person shumë të çuditshëm, e jo të rëndomtë", ka thënë Rish.

Exit mobile version