Ramjan Usman Kadji, 35-vjeç nga India, ka humbur jetën pasi u rrëzua nga ujëvara e lartë 50 metra derisa po tentonte të bënte selfie.
Momenti rrëqethës është filmuar me telefon të mençur, kurse burri humbi jetën pas “këshillës” së mikut që t’i afrohet ujit për të bërë një fotografi të bukur, transmeton Telegrafi.
E gjitha ndodhi të dielën në ujëvarat e Gokakut, destinacioni i njohur turistik në Belagavi.
Kadji dhe miqtë e tij raportohet se ishin nën ndikim të alkoolit dhe duke luajtur një lojë të rrezikshme vendosën t’i afrohen ujit dhe të bëjnë foto, por njëri prej tyre e pagoi me jetë.
“Po tentonte të bënte akrobacione, kurse miqtë e inkurajonin. Ishim dëshmitarë se si i thoshin që të bëjë poza për ta fotografuar dhe publikuar imazhet në rrjetet sociale”, ka deklaruar Shivaji Kokate, dëshmitar okular i ngjarjes së tmerrshme.
Trupi i viktimës ende nuk është gjetur, ndërsa në pesë vitet e fundit 19 persona kanë humbur jetën në mënyrën e ngjashme në ujëvarat e Gokakut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=20&v=JvjkH8acKOk