Telegrafi

Indiani aksidentohet me deve, kafshës i ngec trupi brenda veturës kurse koka jashtë tavanit (Video)

Një deve që ishte përfshirë në një aksident trafiku, kishte ngecur brenda veturës me të cilën ishte përplasur duke i mbetur koka jashtë tavanit e trupi brenda.

Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet deveja duke u munduar të del nga vetura me të cilën ishte aksidentuar, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Rajasthan të Indisë, ku shoferi i veturës ishte zhdukur pa lënë gjurmë, kurse kalimtarët e rastit i kanë kaluar plotë katër orë duke u munduar ta shpëtojnë këtë kafshë.

Sipas dëshmitarëve okularë, vetura po lëvizte me shpejtësi të madhe kur u godit me devenë që po e kalonte rrugën në një udhëkryq.

“Deveja kishte ngecur brenda veturës, ku trupin e kishte brenda kurse koka i kishte dalur jashtë tavanit”, ka deklaruar Rajat Singh, 23-vjeç.

Ekipet e zjarrfikësve janë detyruar ta prenë veturën me motosharrë për ta shpëtuar devenë e ngecur, të cilën më pas e kanë dërguar te veterineri për tretman. /Telegrafi/