Site icon Telegrafi

Indiani 6-vjeç ra në gropën 60 metra por ngeci në tri metra thellësi, ekipet emergjente punuan 16 orë pandërprerë për ta shpëtuar (Video)

Një djalë 6-vjeç që kishte rënë në një gropë 60 metra të thellë në një vend-punishte në fshatin Manchar Tesil në Indi, është shpëtuar pas 16 orëve të operacionit të kërkim-shpëtimit.

Ravi Pandit Bil kishte ngecur në gropë në thellësinë prej tri metrave kur vizitoi vend-punishten ku punon babai i tij, por edhe përkundër tentimeve të shumta të punonjësve për ta nxjerrë nuk ia arritën qëllimit, dhe kështu i telefonuan ekipeve emergjente, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kur ekipet e shpëtimit e kuptuan se po mund ta nxjerrin, filluan të gërmojnë dhe ta hapin një gropë tjetër duke krijuar kështu një tunel nga i cili doli vogëlushi.

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon se si vogëlushi nuk mund t’i ndalë lotët derisa ekipet e shpëtimit e nxjerrin nga gropa. Ndërkaq mediat lokale raportojnë se në operacionin e shpëtimit janë angazhuar shumë persona duke punuar pandërprerë për 16 orë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=SnLoySt2Uj0

 

Exit mobile version