int(1) Indianët i luten bretkosës e cila ndërron ngjyrat - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Indianët i luten bretkosës e cila ndërron ngjyrat

Kafshën e ka zbuluar indiani në shtëpinë e tij në Kerala, e cila është kthyer në një terminal të cilin e vizitojnë qindra njerëz. Një nga zoologët kryesorë indianë ka vendosur të merret me bretkosën dhe të zbulojë fshehtësinë e shenjave të saj si të kameleonit, por bretkosa kohëve të fundit po ha shumë pak dhe është pikëpyetje nëse do të mund të përballë presionin e adhurimit të saj.

35-vjeçari Reji Kumar pohon se bretkosa ka qenë me ngjyrë të bardhë kur e ka gjetur, më pas është bërë e verdhë, e deri në mbrëmje ishte bërë e hirtë.

“Krejt kjo punë më është dukur si çudi, sikur bretkosa të kishte xhaketa të ndryshme. Tani njerëzit vijnë ta shohin dhe i luten”, ka thënë Reji i cili është i brengosur për gjendjen e saj shëndetësore, sepse kohëve të fundit nuk ka edhe aq shumë apetit.

Profesori Oommen V. Oommen nga Universiteti Kerala ka thënë se nuk ka asgjë të pazakontë nëse kafsha ndërron ngjyrat: “Bretkosat ndryshojnë ngjyrën e lëkurës për të frikësuar grabitqarët. Por më kanë treguar se kjo bretkosë i ndërron shpejt dhe shpesh ngjyrat, që është e pazakontë, prandaj do të doja ta studioja”.

Exit mobile version