Telegrafi

Indianët festojnë ditëlindjen e Donald Trump (Foto/Video)

Një grup i vogël i përkrahësve të Donald Trump në Indi, kanë festuar sot ditëlindjen e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, në një park në Nju Delhi.

Më shumë se 20 anëtarë të grupit ekstremist hindu Sena, kanë prerë tortën e ditëlindjes, derisa miliarderit amerikan i kanë kënduar këngën “Urime ditëlindjen”, transmeton Telegrafi.

Kremtimi i ditëlindjes është organizuar në një tendë të zbukuruar me balona dhe posterë të Donald Trump, duke përfshirë edhe një ku republikani shihet duke mbajtur në duar një pushkë automatike. /Telegrafi/