Telegrafi

“Indiana Jones”, nuk arrin të fitojë 126 milionë dollarë

Pjesa e katërt e filmit "Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull", ka tubuar 101 milionë dollarë, nga e premtja deri të dielën, por këtu duke i llogaritur edhe paratë e ditës se enjte. Kompania beson se do t’i fitojë edhe 25 milionë të tjera të hënën.

Por, filmi nuk ka mundur të mposhtë filmin "Pirates of the Caribbean: At World’s End", i cili nga e premtja deri të hënën ka fituar 139.8 milionë dollarë.

Por, deri të enjten, “Indiana Jones” pritet të fitojë 151 milionë dollarë dhe mund të lë pas “Pirates”, i cili për kaq ditë fitoj 153 milionë dollarë.

“Indiana Jones ka fituar më shumë se sa është pritur, aq më pak kur filmi vjen pas 19 vjetësh pritjeje”, kanë thënë zyrtarët e box-office.