Site icon Telegrafi

India vendos rekord botëror për numrin më të lartë ditor të rasteve COVID-19

India ka regjistruar të paktën 95,735 raste të reja me coronavirus.

Ky është një rekord i ri për numrin më të lartë të rasteve të raportuar në një ditë nga një vend i vetëm, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Për JHU, India po sheh çdo ditë raste shumë më të larta se ajo e vendeve të tjera, duke përfshirë shtetet me raportim të lartë, të tilla, si SHBA-ja dhe Brazili, raporton CNN.

Që nga e enjtja në mëngjes, India ka parë një total prej 4.4 milionë rastesh të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë vendin dhe më shumë se 919,000 prej tyre janë raste aktive, sipas Ministrisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Familjes të Indisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të rikuperuar qëndron në mbi 3.4 milionë, tha gjithashtu ministria e shëndetësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version