India do të vazhdojë të tregtojë me Iranin dhe Venezuelën, pavarësisht kërcënimit të gjobave për shkeljen e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara shpallën së voni kundër dy vendeve, tha ministrja e Jashtme e Indisë, Sushma Swaraj.
India aktualisht është një destinacion i rëndësishëm për eksportet e naftës së Iranit.
E pyetur në lidhje me vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe për të rivendosur sanksione kundër Republikës Islamike, Swaraj tha se politikë e Indisë është të respektojë vetëm sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe jo të vendeve individuale.
Ajo i bëri këto komente para takimit me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif, në Nju Delhi.
Tregtia midis Indisë dhe Iranit ka arritur në 12.9 miliardë dollarë në vitet 2016/17. /Rel/