Akti i ndryshimit të shtetësisë u jep shtetësinë indiane refugjatëve që janë hindu, të krishterë, parsi, xhainistë ose budistë, por jo myslimanë, shkruan Guardian.
Qeveria indiane ka miratuar një ligj përçarës për shtetësinë që kritikët thonë se diskriminon myslimanët, vetëm disa javë përpara se kryeministri Narendra Modi të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme, transmeton Telegrafi.
Ligji, i njohur si akti i ndryshimit të shtetësisë (CAA), ishte një nga pjesët më të diskutueshme të legjislacionit të propozuar nga qeveria Modi, pasi e bëri në mënyrë eksplicite fenë bazën mbi të cilën njerëzit mund të bëheshin qytetarë indianë.
Sipas ligjit, hindusët, parsisët, sikët, budistët, xhainët dhe të krishterët që kanë hyrë në Indi nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi para dhjetorit 2014, lejohen të kalojnë në një rrugë të shpejtë drejt kombësisë indiane. Megjithatë myslimanëve nuk u jepet e njëjta e drejtë.
Megjithëse ligji u miratua në dhjetor 2019, zbatimi i tij u vonua pas protestave të gjera dhe dhunës vdekjeprurëse që shpërthyen në të cilat mijëra u arrestuan dhe më shumë se 100 njerëz u raportuan se ishin vrarë.
Shumë nga avokatët, aktivistët dhe qytetarët që dolën në rrugë kishin shprehur shqetësimin se AAC-ja minoi themelet laike të Indisë, siç parashikohen në kushtetutë, dhe legjitimoi diskriminimin ndaj myslimanëve sipas ligjit.
Shumë kishin pohuar gjithashtu se ligji ishte i panevojshëm, pasi këto pakica tashmë kishin të drejtë për shtetësi. /Telegrafi/