Telegrafi

India shkruan histori, bëhet vendi i parë në botë që zbarkon sondën në polin jugor të Hënës

India ka bërë sot histori kur zbarkuesi i saj preku sipërfaqen hënore, duke e bërë atë vendin e parë në botë që zbarkon me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës.

Të gjitha misionet e mëhershme në Hënë kishin qenë afër ekuatorit të Hënës, por eksplorimi i polit jugor është çelësi për të gjetur ujë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët tani shpresojnë të vendosin roverin për të dërguar imazhe drejt Tokës.

India tanimë është bërë vendi i katërt në botë që ka zbarkuar në Hënë dhe e para në botë në polin jugor të Hënës.

“India tani është në Hënë”, tha kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

Zbarkimi i anijes kozmike në Hënë vjen në kuadër të misionit Chandrayaan-3, pas përpjekjeve të tjera të dështuara.