India regjistroi 64.553 raste të reja të coronavirusit dhe 1,007 vdekje në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetit e vendit.
Vendi ka raportuar 2.461.190 raste me COVID-19 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, sipas ministrisë, i treti më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.
Numri i konfirmuar i viktimave është 48.040. Më shumë se 661,595 raste mbeten aktive, transmeton Telegrafi.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të rikuperuar në Indi është më shumë se 1.7 milion, sipas qeverisë.
Të enjten, Ministria e Shëndetësisë njoftoi numrin më të lartë të konfirmuar të infeksioneve të përditshme, në 66,999. /Telegrafi/