India ka regjistruar 103 mijë raste të reja me coronavirus, dhe vlerësohet të jetë shifra më e lartë e raportuar në vend që nga shpërthimi i pandemisë – duke e çuar totalin e rasteve në 12.5 milionë.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, vendi regjistroi po ashtu 478 viktima brenda një dite, derisa numri i përgjithshëm i të vdekurve u rrit në 165 mijë.
India është vendi i tretë në botë më i goditur nga pandemia, derisa e para renditet SHBA-ja me gjithsej 30.7 milionë raste, pasuar me Brazilin i cili ka 12.9 milionë raste.
Infeksionet ditore në Indi janë rritur që nga fillimi i muajit shkurt kur ranë nën 9,000 pasi arritën kulmin në gati 100 mijë gjatë muajit shtator.
Ndryshe, pandemia e coronavirusit ka prekur globalisht 131 milionë njerëz si dhe ka lënë të vdekur 2.8 milionë prej tyre, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/