Site icon Telegrafi

India raporton më shumë se 83 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Photo by Prakash SINGH / AFP

India ka raportuar sot për 83 mijë e 337 raste të reja me COVID-19, rritja më e lartë ditore e njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Universiteti i Johns Hopkins, më parë raportoi se India regjistroi 85 mijë e 687 raste të reja më 27 gusht, dhe mospërputhja midis shifrave mbetet e paqartë, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.

Qeveria indiane thotë se rastet e 27 gushtit ishin 77 mijë 266 dhe kjo është hera e parë që ajo regjistron një total më të madh se 80 mijë raste brenda 24 orëve.

Ministria Indiane e Shëndetësisë shkroi të enjten në Twitter se pa “një rritje të paparë të testimit”, duke shtuar se më shumë se 1,170,000 teste ishin bërë në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuara në Indi qëndron në 3 milion e 853 mijë e 406, duke përfshirë të paktën 67 mijë e 376 vdekje.

Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Brazili kanë regjistruar më shumë raste dhe vdekje sesa India. /Telegrafi/

Exit mobile version