Site icon Telegrafi

India raporton numër rekord – afër 70 mijë raste të reja me coronavirus dhe 942 vdekje

India regjistroi 66,999 raste të reja me coronavirus në 24 orët e kaluara, njoftoi të enjten ministria e shëndetësisë e vendit – numri më i lartë ditor i konfirmuar i infeksioneve.

Vendi ka raportuar 2.396.637 raste me COVID-19 që nga fillimi i shpërthimit, sipas ministrisë, i treti më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, raporton CNN.

Më shumë se 653 mijë raste mbeten aktive. Numri i përgjithshëm i pacientëve të rikuperuar në Indi është mbi 1.6 milion, sipas qeverisë, transmeton Telegrafi.

Në Indi, jo të gjithë pacientët kërkojnë një test të dytë për të konfirmuar se është shëruar. Pacientët me simptoma të buta konsiderohen jo më aktivë pas 10 ditësh të shfaqjes së simptomave nëse plotësojnë kushtet e caktuara, dhe nuk kërkohet një test për të konfirmuar se ata nuk e kanë më virusin.

Ministria e shëndetësisë njoftoi gjithashtu 942 vdekje të reja në lidhje me coronavirus në 24 orët e fundit, duke sjellë numrin e vdekjeve të Indisë në 47.033.

Sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore, më shumë se 26.8 milionë persona janë testuar për COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version