Site icon Telegrafi

India raportoi 94 mijë raste të reja nga coronavirusi, vendi i dytë në botë më i goditur nga pandemia

India raportoi të dielën rreth 94 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 4.7 milionë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi konfirmoi edhe 1,114 të vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e sëmundjes COVID-19.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i viktimave në vend u rrit në 78 mijë.

Vetëm rajoni i Maharshatra raportoi rreth 8,204 raste nga coronavirusi, megjithëse edhe disa rajone të tjera të vendit, po përballen me rritje të infeksioneve.

Ndryshe, India është vendi i dytë në botë më i goditur nga pandemia e COVID-19, pas SHBA-së, e cila ka regjistruar deri më tani 6.4 milionë të infektuar. /Telegrafi/

Exit mobile version