India raportoi të dielën 78 mijë raste të reja nga coronavirusi, shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, rekordin për sa i përket rritjeve ditore e mbante SHBA-ja, kjo pasi vendi më 16 korrik i pati raportuar rreth 77 mijë raste brenda 24 orëve të fundit.
India është vendi i tretë në botë më i goditur nga coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit së fundmi në 3.5 milionë, ndërsa raportohet se deri më tani kanë ndërruar jetë rreth 63 mijë persona.
Raportohet se më shumë se 25 milionë persona janë infektuar globalisht nga coronavirusi. /Telegrafi/