Site icon Telegrafi

India planifikon të lirojë të burgosurit, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit

India ka planifikuar të lirojë të burgosurit për të parandaluar përhapjen e coronaviusit në burgjet e mbipopulluara.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shteti perëndimor i Maharshatra, ka vendosur të lirojë me kushtë 11,000 të burgosur, që janë të dënuar me më pak se shtatë vjet, ndërsa burgu i sigurisë së lartë në Delhi Tihar, do të lirojë 3,000 të tjerë.

Burgjet indiane janë tepër të mbipopulluara, dhe gjasat për të shpërthyer virusi janë të mëdha. Sipas një vlerësimi, thuhet se rreth 400 mijë të burgosur gjenden në më shumë se 1,300 burgje. Shumica prej tyre janë në pritje të gjykimit.

Në fillim të javës, Gjykata Supreme i kërkoi shteteve që të marrin në konsideratë lirimin e të gjithë të dënuarve deri në shtatë vjet, në mënyrë që të frenohet përhapja e coronavirusit./Telegrafi/

Exit mobile version