Site icon Telegrafi

India planifikon revokimin e statusit special për Kashmirin: Nuk do të lejojmë të jetë si Kosova

Qeveria indiane planifikon të revokojë vendimin për statusin special dhënë Kashmirit, me qëllim që të mund plotësisht ta integrojë këtë rajon me shumicë myslimane.

Ministri i Punëve të Brendshme, Amit Shah, ka deklaruar në parlament që qeveria federale do të revokojë nenin 370 që i garanton statusin special Kashmirit, transmeton Telegrafi.

“E gjithë kushtetuta do të ndryshojë në Jam dhe Kashmir”, ka shtuar ai.

E siç raporton agjencia indiane e lajmeve ANI, lideri i partisë MDMK ka deklaruar “gjatë keni luajtur me ndjenjat e njerëzve nga Kashmiri. Jam brengosur kur atje u dërguan trupat. Kashmiri nuk duhet të jetë Kosovë, Timori Lindor apo Sudani Jugor”.

Në anën tjetër presidenti i Indisë, Ram Nat Kovind, ka autorizuar revokimin e statusit special për Kashmirin, dhe se për këtë ka kërkuar që edhe në parlament të dërgohet për votim.

Kashmiri, që është më shumicë myslimane i banuar, prej kohësh është mollë sherri mes Indisë e Pakistanit, kjo për faktin se të dy këto vende pretendojnë se kanë të drejtën mbi këtë territor. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version