Telegrafi

India në garë për t’u bërë “superfuqi hapësinore”, nis misionin e saj në Hënë

Agjencia hapësinore Isro me sukses ka dërguar Chandrayaan-2 në hapësirë dhe jashtë në sipërfaqen e Hënës, ku do të bjerë në sipërfaqe në provën më të madhe për programin hapësinor të Indisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chandrayaan, është projektuar për t’u ulur në polin jugor të hënës dhe për të dërguar një pajisje për të eksploruar depozitat e ujit që u konfirmuan nga një mision i mëparshëm që orbitonte hënën.

Kështu India shpreson të bëhet një superfuqi hapësinore përmes misioneve të tilla, ndërsa përpiqet për të mbajtur kostot e ulëta.

Një hap i tillë thuhet se vjen vetëm një javë pasi inxhinierët anuluan një përpjekje të mëparshme në nisje për shkak të një “pengese teknike”, që do të thotë se raketa nuk ishte në gjendje të fluturojë. /Telegrafi/