Site icon Telegrafi

India mbanë shkallën më të lartë të rritjeve ditore nga coronavirusi, të shtunën vendi raportoi 76 mijë raste të reja

India regjistroi të shtunën 76 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 3.4 milionë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkalla e rritjeve ditore të infeksioneve në Indi është më e larta në botë, vetëm gjatë ditës së djeshme vendi raportoi më shumë se 77 mijë raste brenda 24 orëve të fundit.

India është vend i tretë në botë më i goditur nga pandemia, pas SHBA-së dhe Brazilit.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga virusi vdekjeprurës u rrit së fundmi në 24.7 milionë, ndërsa 838 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version