India ka konfirmuar vdekjen e pacientit të parë me coronavirus, konfirmuan zyrtarët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë 76-vjeçar, nga shtetit jugor i Karnataka, i cili u kthye nga Arabia Saudite më 29 shkurt.
Raportohet se ata që kanë pasur kontakt me burrin i cili vdiq të martën, janë vendosur në karantinë.
India deri më tani ka 73 raste të konfirmuara nga virusi, thotë ministria e shëndetësisë në Indi, ndërsa lajmi për viktimën u konfirmua të enjten.
Zyrtarët thonë se ai u ekzaminua në aeroport kur mbërriti nga Arabia Saudite, por nuk tregoi simptoma në atë kohë, ndërsa pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore javën e kaluar, ai ishte dërguar në spital./Telegrafi/