India ka regjistruar më shumë se 1.5 milion raste të reja të coronavirusit vetëm në muajin gusht, sipas të dhënave të ofruara për CNN-in nga Ministrisë Indiane e Shëndetësisë.
Vendi regjistroi 67.1151 raste të reja me COVID-19 dhe 1.059 vdekje të martën, njoftoi shteti indian.
Kjo sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë në mbi 3.2 milionë, duke përfshirë 59,449 vdekje, dhe do të thotë se gati gjysma e rasteve të coronavirusit janë raportuar vetëm në gusht, transmeton Telegrafi.
Kombi i Azisë Jugore ka raportuar mbi 60 mijë raste të reja ditore dhe më shumë se 800 vdekje të përditshme të lidhura me coronavirusin për tetë ditë rresht.
India ka rritur numrin e testimit kohët e fundit, ku deri më tani janë kryer mbi 18 milionë të tilla.
Ndryshe, më shumë se 2.4 milionë njerëz janë shëruar nga virusi në Indi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/