Telegrafi

India gati 7 milionë raste me coronavirus, ndërkohë numri i të prekurve në SHBA arrin në 7.6 milionë

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronaviusi në Indi u rrit në 6.9 milionë, duke raportuar brenda një dite rreth 70 mijë raste.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 106 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani si pasojë e COVID-19.

India radhitet e treta në botë për nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Brazilit, ndërkaq për sa i përket bilancit të të prekurve ajo qëndron e dyta botërisht.

SHBA-ja në anën tjetër, ka regjistruar deri më tani më shumë se 7.6 milionë raste nga virusi vdekjeprurës, bazuar kryesisht nga të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Vendi ka të ngjarë që deri javën e ardhshme të arrij shifrën e tetë milionë të prekurve nga coronavirusi, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, bëhet e ditur se numri i viktimave u rrit në 212 mijë duke e bërë atë njëherësh vendin më të goditur në botë nga pandemia. /Telegrafi/