India raportoi një rekord prej 168.912 infeksionesh me COVID-19 brenda 24 orëve, kanë treguar të dhënat nga ministria e shëndetësisë së këtij vendi të hënën.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky vend ka tejkaluar Brazilin për t’u bërë vendi i dytë më i prekur globalisht nga coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 në Indi arriti në 13.53 milionë, duke tejkaluar 13.45 milionë raste të Brazilit, sipas të dhënave të përpiluara nga Reuters.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë listën me 31.2 milionë raste me coronavirus.
Ndërkohë bëhet e ditur se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Indi gjatë 24 orëve ishte 904, duke e çuar totalin në 170,179. /Telegrafi/