Stuhia pritet të prek tokën sot, me erëra deri në 185 km/orë. Autoritetet presin dëme të mëdha materiale, ndërsa mundësitë e evakuimit ishin të ndërlikuara nga pandemia e coronavirusit.
Uragani Amphan, më i fuqishmi në dy dekada në Gjirin e Bengalit, do të godasë sot Indinë dhe Bangladeshin, të cilët kanë frikë nga dëme të konsiderueshme dhe kanë evakuuar gati dy milionë njerëz, transmeton Telegrafi.
Ampahn (i shqiptuar “um-pun”) duhet të bëjë ulje në tokë rreth orës 18:00 me kohë lokale në kufirin Indi-Bangladesh, në jug të qytetit të Kalkutës, me erëra deri në 185 km / orë.
Bangladeshi evakuoi rreth 2 milionë njerëz, një detyrë komplekse mes kufizimeve nga COVID-19. Viktima e parë u regjistrua në vend të mërkurën, një vullnetare nga Kryqi i Kuq lokal.
Në anën indiane, më shumë se 300,000 njerëz u evakuuan në shtetin e Bengalit Perëndimor dhe 20,000 të tjerë në rajonin fqinj të Odishës.
Amphan arriti në kategorinë 4 nga 5 në shkallën Saffir Simpson të hënën, me erëra 200-240 km / orë, dhe është cikloni më i fuqishëm që ka ndodhur në Gjirin e Bengalit që nga viti 1999. Atë vit, një ciklon u vra 10,000 njerëz në Odisha.
Megjithë humbjen e fuqisë së ciklonit në orët e fundit, ndërsa afrohet drejtë brigjeve, autoritetet indiane dhe Bangladeshi presin dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/