Site icon Telegrafi

India bën gjetjet e para në polin jugor të Hënës

Roveri hënor i Indisë është bërë i pari që ka gjetur elemente kimike në polin jugor të Hënës.

Chandrayaan-3 ka zbuluar squfur në sipërfaqen e Hënës, për të cilën një ekspert tha se mund të zbulojë më shumë rreth origjinës së satelitit tonë, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e parë që squfuri është gjetur për së afërti në jug të Hënës – ndryshe si mund të detektohet nga një distancë prej një orbiter, tha agjencia hapësinore e vendit.

Chandrayaan-3 ka gjetur gjithashtu alumin, kalcium, hekur, krom, titan, mangon, silikon dhe oksigjen, derisa kërkimi për hidrogjen është duke u zhvilluar.

 

Sonda Chandrayaan-3 është që një javë në Hënë pasi zbarkoi me sukses më 23 gusht, një fitore për Indinë si vendi i parë për të zbarkuar në polin jugor. /Telegrafi/

Exit mobile version