Site icon Telegrafi

India bëhet me statujën më të lartë në botë, ndërtimi i saj kushtoi 450 milionë funte – është dy herë më e lartë sesa “Statuja e Lirisë (Foto)

Statuja më e lartë në botë pritet të zbulohet për qytetarët së shpejti pas më shumë se pesë viteve punë intensive.

Monumenti i quajtur “Statuja e Unitetit” është 182 metra e lartë, pothuajse dy herë më e lartë sesa “Statuja e Lirisë” dhe pothuajse 50 metra më e lartë sesa statuja që mban rekordin aktual të statujës më të lartë në botë, “Tempulli i Budizmit” në Kinë, transmeton Telegrafi.

E vendosur në ishullin Sadhu në pjesën perëndimore të Indisë, “Statuja e Unitetit” ka kushtuar hiq më pak se 450 milionë funte, dhe pritet këto ditë të zbulohet nga kryeministri Narendra Modi, kur edhe pritet të festohet ditëlindja e Sardar Vallabhbhai Patel.

E rrethuar nga uji i lumit Narmada, statuja është pesë herë më e lartë sesa ajo e Krishtit në Rio De Janeiro dhe shumë herë më e madhe sesa statuja e ndërtuar në Volgograd të Rusisë.

Miliona tonë beton dhe çelik janë përdorur për ta ndërtuar këtë statujë, ndërkaq mijëra punëtorët dhe qindra inxhinierë ishin pjesë e projektit.

Në maje të Statujës së Unitetit është një sallë e madhe e cila u ofron një peizazh të paparë vizitorëve, ndërsa gjatë një udhëtimi disa minutësh atë mund ta vizitojnë 200 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version