Site icon Telegrafi

India bëhet ‘shtëpia” më e madhe në botë për prodhimin e energjisë diellore

India është bërë ‘shtëpia’ më e madhe e industrisë së energjisë diellore.

Projekti Kamuthi Solar Power,  ka një kapacitet prej 648 megavat, i mjaftueshëm për rreth 150.000 shtëpi.

Ajo tashmë ka kaluar edhe ‘Topaz Solar Farm’ të Kalifornisë e cila deri më tani mbante primatin në këtë industri.

Centrali më i madh i energjisë diellore ‘Kamuthi’ është ndërtuar për tetë muaj dhe kushton 679 milionë dollarë.

Ai pastrohet çdo ditë përmes një sistemi automatik, ndërsa rimbushet përmes panelave të saj diellore.

India pritet të jetë prodhuesi i tretë në botë  i energjisë diellore në vitin 2017.

Vendi po synon  që të furnizojë rreth 60 milionë shtëpi, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version