India sot për “arsye teknike” anuloi lansimin e sondës së saj në Hënë, 56 minuta përpara fluturimit të planifikuar, duke vonuar misionin për një kohë të pacaktuar.
Agjencia e Hapësirës së Indisë (ISRO) kishte planifikuar që fluturakja Chandrayaan 2 të fluturojë nga poligoni Sriharikota në juglindje të vendit në ora 2.51 sipas kohës lokale.
“Një problem teknik është vërejtur në sistemin e nisjes për 56 minuta nga fluturimi i planifikuar,” njoftoi agjencia në Twitter, duke shtuar se nisja ishte shtyrë dhe se data e re do të shtyhej më vonë.
Nju Delhi ka ndarë 140 milion dollarë për këtë ekspeditë, e cila duhej të ngrinte një anije kozmike dhe një robot të lëvizshëm në polin jugor të Hënës.
Ekspedita do të kërkojë ujë dhe minerale dhe do të matë tërmetet në Hënë, ndër të tjera. Nëse është e suksesshme, India do të bëhet vendi i katërt që do të dërgojë fluturake në sipërfaqen e Hënës.
Vetëm SHBA, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik arritën ta bënin këtë.
Misioni i parë lunar i Indisë në vitin 2008, Chandraan 1, nuk u ul në sipërfaqen e Hënës, por bëri një kërkim të parë dhe të detajuar për ujë duke përdorur radarë. /kp/Telegrafi/