Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në një rrjet kriminal të tregtisë dhe trafikimit të organeve të njeriut në njërën nga klinikat më prestigjioze në Indi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mandeep Randhawa, zëdhënës i komisarit policor në New Delhi deklaroi se bëhet fjalë për klinikën Indraprastha Apollo nga ku të dyshuarit kishin blerë veshkë me çmime të ulëta për ti shitur më vonë në tregun e zi me çmime jashtëzakonisht të larta. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy punonjës të klinikës.
“Aktualisht po kontrollojmë dokumentacionin dhe jemi duke tentuar të kemi kontakt me pranuesit e organeve. Akoma nuk kemi informacione se për çfarë shume të të hollave bëhet fjalë”, tha Randhawa.