Site icon Telegrafi

Indi: Vajzave të pamartuara u ndalohet telefoni mobil

Sipas vendimit të kryeplakut të fshatit Lank, djemtë e pamartuar mund ta përdorin telefonat mobil, por vetëm nën mbikëqyrjen e rreptë të prindërve. Shoqata lokale për mbrojtjen e të drejtave të femrave kritikoi këtë masë të rreptë, duke e quajtur të prapambetur dhe aspak të drejtë.

Sipas të dhënave të policisë indiane, vetëm muajin e kaluar në rajonin Muznafarnagar, në shtetin Uttar Pradesh, në të cilin gjendet edhe fshati Lank, janë arratisur 34 çifte që ka quar në tetë vrasje për nder, shkruan AP. /Telegrafi/
 

Exit mobile version