Tableti fillimisht ishte paralajmëruar për muajin korrik, ndërsa bëhet fjalë për pajisjen me Android që do të përdoret në edukim. Specifikat flasin për ekranin 7-inçësh, 2 GB RAM, kamerën e përparme, diskun prej 32 GB, Wi-Fi dhe konektorin USB. Tableti do të duhej të filloj të shitet së bashku me disa aplikacione që i dedikohen nxënësve dhe studentëve.
Shitja pritet të filloj me 5 tetor, ndërsa edhe pse do të ishte i mirëpritur nuk ka paralajmërime për prezantimin e këtij tableti edhe në tregjet tjera. /Telegrafi/