Megjithatë, Anandita Dutta Tamuly, 26- vjeçare, tha se ndihej keq, pasi gjatë një prove të mëparshme kishte arritur të hante edhe 60 të tilla. Gruaja arriti të gëlltiste specat "fantazmë", që janë specat indiane më pikante që ekzistojnë.
Indiania kishte arritur të shtrydhte në sy farat e specave përpara se t’i hante brenda një minute, në praninë e një shefi të njohur kuzhine në Britani. Gordon Ramsay ndodhej në shtetin indian Assam për të xhiruar për një program televiziv.
Tamuly tregoi për Assocciated Press se ishte mësuar të hante speca djegës që si fëmije, ndërsa moshataret e saj mblidhnin kokrra nëpër pemë. Tashmë pritet përgjigjja nga Guinness World Records për të konfirmuar rekordin. /tch/