Telegrafi

Indi: Në eksplodimin e kinemasë gjashtë të vdekur

Ky është eksplodimi i dytë në veri të vendit, ka njoftuar AP. Para disa ditësh dy persona kanë vdekur në shpërthimin e bombës pas lutjes së mbrëmjes në veriperëndim të Indisë, derisa të hënën një person ka vdekur nga lëndimet e marra.

Shpërthimi, shkak i së cilës është bomba e vendosur në radhët e para, ka ndodhur një njërën nga tri sallat e kinemasë “Shringar”.

Kinemaja përndryshe gjendet në pjesën e qytetit ku jeton kryesisht bashkësi myslimane. Tani për tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për këtë sulm.