Site icon Telegrafi

Independent: Kosova e 5’ta në botë që i ka kontribuar ISIS-it (Foto)

Sipas një statistike për vitin 2015 të nxjerrë nga Independent për vendet në botë nga kanë shkuar më së shumti të luftojnë përkrahë grupit terrorist ISIS, Kosova radhitet e pesta në listë

Independent ka nxjerrë statistikë për pjesëtarët e huaj që luftojnë krahë ISIS-it, duke radhitur kështu Kosovën në vendin e pestë për vitin 2015 me 83 luftëtarë, shkruan Gazeta Express.

Në vendin e parë është radhitet Jordani me 315 persona që shkuan të luftonin krahë ISIS-it në Siri dhe Irak.

Në vendin e dytë vjen Tunizia, Arabia Saudite, ndërsa e treta është Bosnja dhe Hercegovina me 92 luftëtarë që u larguan nga vendi për të luftuar me ISIS-in. As Shqipëria nuk mungon nga kjo listë, duke u radhitur kështu e 7-ta me rend.

Vendet me më së paku persona që shkuan të luftonin krahë grupit terrorist janë Kuvajti dhe Franca me 18 persona gjatë vitit 2015.

 

Exit mobile version