Site icon Telegrafi

Indeksi i pasaportave, ja ku radhitet Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia

Passport Index ka publikuar raportin më të ri të rangimit të pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2017 sipas çështjes së lëvizjes pa viza, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij raporti, pasaporta e Gjermanisë dhe e Singapurit janë më të fuqishme në botë. Me këto pasaporta mund të udhëtohet në 159 vende të botës. Më pas vijnë Suedia, Korea e jugut, Danimarka, Finlanda, Italia, dhe disa shtete tjera evropiane.

Nga vendet e rajonit, pasaportë më të fuqishme ka Greqia (154), pastaj Sllovenia (150), Kroacia (144), Bullgaria (144), Rumania (143), Serbia (112), Maqedonia (108), Turqia (105), Mali i Zi (105), Bosnja (101), Shqipëria (96), dhe Kosova (41). Listën e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Exit mobile version