Telegrafi

Indeksi i ushqimeve të FAO-s kap nivelet rekorde

Indeksi i FAO mat ndryshimin mujor të çmimeve të produkteve të shportës. Në këtë shportë përfshihen produkte si drithërat, farërat e vajrave ushqimorë, bulmetet, mishi dhe sheqeri.

Indeksi për muajin shkurt u rrit në mesataren e 236 pikë dhe ky është niveli më i lartë në histori në terma nominalë. Krahasuar me nivelin e muajit janar indeksi është rritur me 2.2 për qind dhe njëkohësisht shënon muajin e 8 në radhë të rritjes së indeksit. Në një raport FAO tha se parashikon shtrëngim të furnizimit global me drithëra për shkak të reduktimit të produktit në vitin e kaluar.

"Përballja mes rritjes së kërkesës botërore për drithëra dhe reduktimit të prodhimit botëror të tyre në vitin 2010, kjo do të thotë se stoku i drithërave në këtë vit do të regjistrojnë rënie të konsiderueshme. Rënia do të jetë më e madhe në stokun e grurit dhe në drithërat e pa cilësi”, thuhet në raportin e agjencisë. FAO parashikon që në këtë vit prodhimi global i grurit të rritet me 3 për qind. /Telegrafi/