Telegrafi

Indeksi i demokracisë për vitin 2018, Maqedonia në vendin e 78

Maqedonia në indeksin e demokracisë për vitin 2018 të gazetës britanike “Economist” ka përparuar për 10 vende dhe është vendosur në vendin e 78 me 5.87 pikë, në vlerësimin prej 0 deri 10.

Maqedonia ndodhet në kategorinë e “regjimeve hibride”, i cili përfshinë shtetet me pikë prej 5.98 deri 4.06, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me indeksin e demokracisë janë përfshirë 167 shtete, ndërsa janë vlerësuar sipas 60 treguesve në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike demokratike dhe liritë qytetare.

Sipas indeksit, vendet që kanë pikë prej 0 deri 4 janë nën kontroll të “regjimit autoritar”, prej 4 deri 6 janë “regjime hibride”, prej 6 deri 8 “demokraci të pamjaftueshme” dhe ata që kanë prej 8 deri 10 janë në kategorinë e “demokracive të plota”.

Në kategorinë e “regjimeve hibride” prej vendeve ballkanike janë Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Ndërsa Turqia është radhitur në vendin 110 me 4.37 pikë.

Sipas indeksit më të ri të “Economist”, demokracia në vitin 2018 nuk është zvogëluar./Telegrafi/