Site icon Telegrafi

Incizim i vetëm i njohur deri tash, i zërit të Konicës

Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, ka publikuar sot një intervistë të padëgjuar më parë, ku diplomati i madh shqiptar Faik Konica flet për radion amerikane NBC një ditë pasi Itali Fashiste kishte pushtuar Shqipërinë me 7 prill të 1939.

Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Uashington tregonte edhe raportet mes vendit Shqipërisë dhe Italisë. Ai shprehet mes tjerash në intervistë, se para se të niste pushtimi italian mbi Shqipërinë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë shumë të mira, duke shtuar se shumë studentë shqiptarë kanë ndjekur studimet e tyre të larta në vendin fqinj.

Papritmas, me 7 prill të 1939 raportet miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë u ftohën ndjeshëm dhe marrëdhënia e mirë u zëvendësua me agresion ushtarak.

“Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayflower të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë. Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork”, ka shkruar Ikonomi.

Exit mobile version