Site icon Telegrafi

Incidenti te sheshi ‘Skënderbeu” në Shkup, Jusuf Enuzi-Koka dënohet me 4 muaj burg

Jusuf Enuzi-Koka është dënuar me 4 muaj burg për incidentin te sheshi “Skënderbeu”.

Ai tani është lëshuar në burg shtëpiak deri sa të bëhet i plotfuqishëm vendimi i shkallës së parë.

Informacionin për TV21 e kanë konfirmuar anëtarë të familjes Koka.

Ai qëndroi 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij ishte ngritur padi penale për nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.

Kujtojmë se Koka ishte duke mbrojtur pronën e tij private nga protestuesit te cilët zhvilluan disa ditë radhazi protesta kundër miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë.

Ditën kur Koka u privua nga liria dhe kaloi në paraburgim, protestuesit hodhën gurë, shishe qelqi dhe gjësende të forta në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, me ç’rast dëmtuan edhe disa prona private.

Exit mobile version