Të armatosurit britanik që mbajti peng katër persona në një sinagogë në Teksas, iu kërkua nga vëllai i tij që të dorëzohej në telefonatën e tyre të fundit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një regjistrim audio i bisedës është siguruar nga Jewish Chronicle.
Në thirrjen, të cilën i armatosuri Malik Faisal Akram i bëri familjes së tij në Blackburn derisa rrethimi p vazhdonte, ai i thotë vëllait të tij se “ka ardhur të vdesë”.
Dy burra u arrestuan në Manchester dhe Birmingham të enjten në mëngjes në lidhje me sulmin, tha policia.
Akram, 44-vjeçar, u qëllua për vdekje nga FBI-ja pas bllokimit 10-orësh në Colleyville, pranë Dallasit, me të katër pengjet të cilët nuk pësuan lëndime.
Ai kishte hyrë në sinagogën e “Congregation Beth Israel”, gjatë një shërbimi në mëngjes duke u shtirur se ishte i pastrehë, përpara se të nxirrte një armë.
Incizimi zbulon përpjekjet e bëra nga vëllai i Akramit, Gulbar, që ta bënte atë të dorëzohej, megjithatë ai i kishte thënë se ‘kishte vendosur të vdiste’. /Telegrafi/