Autoritetet në Wisconsin kanë identifikuar të hënën një burrë 39-vjeçar i cili vërshoi makinën e tij në një paradë të Krishtlindjeve të dielën mbrëma, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe duke lënduar 48 të tjerë, përfshirë dy fëmijë që mbeten në gjendje kritike.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Darrell E Brooks ishte në paraburgim, dhe iu janë ‘deponuar’ pesë akuza për vrasje të qëllimshme të shkallës së parë, tha Daniel Thompson, shefi i policisë së Waukesha, një qytet 20 milje në perëndim të Milwaukee.
Ai tha se i dyshuari ishte përfshirë në një trazirë të paspecifikuar në familje menjëherë para incidentit të paradës dhe se priten akuza të tjera.
Thompson ka specifikuar se nuk kishte prova që incidenti i së dielës ishte sulm terrorist ose se i dyshuari njihte dikë në paradë.
Brooks kishte vepruar i vetëm, tha shefi. /Telegrafi/